Omer Bunjaku: Në çerekfinale e doja Shkëndijën!

Lideri aktual i Ligës së Parë në futboll, FC Shkupi, në çerekfinale të edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë së Veriut do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Kështu deshti shorti që u hodh sot në hapësirat e FFM-së, ndërsa një koment për të njejtën e ka dhënë edhe drejtori sportiv i skuadrës nga Çairi, Omer Bunjaku.

“Të them të drejtën për në çerekfinale e dëshironim Shkëndijën, por goglat na e sollën Makedonija Gjorçe Petrovin. Sigurisht një kundërshtarë i mirë me një ish-trajner të ekipit tonë, që i vlersojmë dhe i respektojmë, por shfaqja jonë në këtë sezon tregon se kemi forcë të garojmë në dy fronte dhe objektivi jonë edhe në këtë garë është ti shkojmë deri në fund. Ekipi është në formë shumë të mirë dhe brenda grupit është krijuar një atmosferë pozitive. Shpresojmë që kjo të vazhdojë deri në fund dhe të kemi suksese si në kampionat, ashtu edhe në Kupë”, ka thënë Bunjaku.

Ndeshja ndërmjet FC Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit do të luhet me 24 nëntor, duke nisur nga ora 13:00, ndërsa po me të njëjtin kundërshtarë, skuadra e trajnerit Goce Sedlloski do të përballet këtë të shtunë në kuadër të javës së 13-të në LPFMV.

Kujtojmë pas 12 javë kampionat, FC Shkupi me 29 pikë kryeson renditjen tabelare para Renovës dhe Akademia Pandevit që kanë nga 22 pikë, ndërkohë Makedonija GJ.P që udhëhiqet nga ish kapiteni dhe trajneri i skuadrës nga Çairi, Muharem Bajrami, aktualisht ndodhet në pozitën e 9-të me 14 pikë të tubuara.

Leave a Reply