Bllagoja Milevski shkruan histori të re, këtë herë me seniorët e Maqedonisë

Bllagoja Milevski ka shkruar histori të re në futbollin e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Pas kualifikimit në Europianin e vitit 2017-të me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, Milevski sonte ka arritur të sigurojë një vend për në ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Botërorin e vitit 2022-të, që do të mbahet në Katar.

Maqedonia me Milevskin në krye sonte në arenën “Todor Proeski” mundi Islandën me rezultatin 3:1, duke siguruar në këtë mënyrë pozitën e dytë në grupin “J”, aty ku kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në Botërorin e vitit të ardhshëm e siguroi Gjermania.

Ndryshe fitorja ndaj Islandës ishte e para për Milevskin në Shkup, prej kur se i njëjti morri drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë, të cilën deri më tani e ka udhëhequr në 7 ndeshje.

Nën drejtimin e tij, Maqedonia ka regjistruar 3 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, atë kundër Gjermanisë në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply