Serbia mund Portugalinë në Lisbon dhe prek Botërorin, Ronaldo shpërthen në lot (VIDEO)

Sonte ndodhi një gjë e pabesueshme në Lisbоn të Portugalisë, aty ku Serbia shkroi një histori të re, duke siguruar kualifikimin për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Kombëtarja serbe me përmbysje mundi Portugalinë 2:1. Renato Sançez zhbllokoi rezultatin vetëm pas dy minutave lojë, por me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahovic gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadiç, ai i cili në minutën e 33-të solli simetri në rezultat.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish, ndërsa i’a arritën qëllimit fare në fund, duke shënuar golin e fitores me anë të Aleksandar Mitroviç.

Ishte kjo një goditje e rëndë për “luzitanët”, e në veçanti për yllin e tyre Kristiano Ronaldo, i cili vetëm thuajse shpërtheu në lot, kjo pasi tashmë rruga e Portugalisë për në Botërorin e Katarit mund të komplikohet, varësisht se me kë do të shortoheshin në ndeshjet e balotazhit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply