Futsal Shkupi nuk ndalet, turpëron Velesin me shifrat 9:1

Futsal Shkupi vazhdon pa gabime sezonin e ri në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi në ndeshjen e javës së 6-të mundi Velesin si mysafir me rezultatin e thellë 9:1, duke arritur edhe fitoren e 6-të të njëpasnjëshme.

3:1 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa në pjesën e dytë djelmoshat e Ferid Agushit shënuan edhe 6 gola të tjerë për të rrumbullaksuar fitoren më të thellë të këtij edicioni, ku “bardhekaltërit” pretendojnë të rikthejnë titullin e kampionit në Çair.

Veterani Zoran Leveski ishte figura më e dalluar në parket, duke realizuar 4 gola, dy gola realizoi Ismet Ceka, ndërsa nga një gol shtuan edhe Nikolla Dimovski, Erkan Shabani dhe Sali Saliu. (infOSport.mk)

Leave a Reply