Rabotniçki pa zgjidhje për ta ndalur Bunjamin Shabanin (VIDEO)

Struga Trim Lum ka marrë fitore të rëndësishme përballë Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përkrahë supergolit të Klisman Cakes që i dha triumfin struganëve, të përzgjedhurit e Zaharievskit zhvilluan një lojë të mirë në fushen e gjelbertë, ndërsa sërish në element ishte kapiteni Bunjamin Shabani, tashmë dy sezone lojtari kryesor i Strugës.

Kumanovari që një kohë të gjatë luan në formë të lartë, sot ishte “problemi” kryesor i skuadrës nga kryeqyteti, të cilët nuk arrinin të gjejnë zgjidhje për të ndalur aksionet e Shabanit, ku përveç opsionit “faull” nuk kishin mundësi tjetër për ti rrëmbyer topin nga këmbët e tij. Dhe nëse cekim faktin se tre pikët e Strugës erdhën pikërisht nga ndërprerja dhe gjuajtja e lirë, bëhet e lehtë për ta kuptuar rëndësinë e paraqitjes së kapitenit, Shabani.

Leave a Reply