Shënojnë Ibraimi dhe Seferi, por skuadrat e tyre nuk marrin dot fitoret (VIDEO)

Të hënën në elitën e futbollit shqiptarë në program ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë ishte ajo midis Dinamo Tiranës dhe Egnatias, e zhvilluar në kryeqendrën shqiptare. Në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” zbritën plotë 8 futbollistë nga Maqedonia, edhe atë 5 te Dinamo dhe 3 te Egnatia.

Te Dinamo që nga minuta e parë luajtën Besir Demiri, Aleksandar Isaevski, Goran Siljanovski, Edis Maliqi dhe Agim Ibraimi, ndërkohë te Egnatia luajtën Demir Imeri, Besart Krivanjeva dhe Besar Iseni.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/442294050582066/

Ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 1:1, me dy gola të shënuar nga pika e bardhë që gjatë 45 minutave të para.

Bruno Telushi shënoi golin e epërsisë për Egnatian pas 8 minutave lojë, ndërkohë Agim Ibraimi solli barazpeshë të rezultatit me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Për Ibraimin ishte ky goli i katërt në 9 paraqitje këtë edicion, ndërsa Taulant Seferi, kumanovari i Tiranës, sot përballë Kukësit në transfertë realizoi golin e tij të 5-të.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/959384121321849

Seferi shënoi golin e vetëm për Tiranën në disfatën 2:1, teksa për Kukësin realizuan Luka Milunoviç (51’) dhe Edin Basha (89’).

Për sulmuesin kroat, i cili edicionin e kaluar mbronte ngjyrat e skuadrës së Borecit në futbollin tonë vendor, ishte ky goli i 5-të me fanellën e Kukësit, skuadër kjo që falë kësaj fitore rikthehet fuqishëm në garë për titull.

Tirana edhe përkundër disfatës, pas 9 xhirove kryeson në renditje me 20 pikë, 3 më shumë se Kukësi, derisa Dinamo Tirana e Agim Ibraimit renditet në pozitën e 7-të me 10 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply