Shkëndija fiton dhe vazhdon ngritjen në tabelë (VIDEO)

Shkëndija ka arritur një fitore mjaft të vlefshme me rezultatin 1:2 në terrenin e vështirë në Gjorçe Petrov, në kuadër të xhiros së 15-të, njofton “infOSport.mk”.

Që nga minutat e para të ndeshjes “kuqezinjtë” ia imponuan kundërshtarit lojën e shpejtë dhe sulmuese, gjë që rezultoi me golin e sulmuesit Sidrit Gurit që në minutën e 11-të.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ku vlen të theksohet se vendasit e Makedonija GJ.P që nga minuta e 25-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq (dy kartonë të verdhë) të Filip Mishevskit.

Epërsia numerike në fushë bëri që Shkëndija të vazhdojë me lojën e saj standarde edhe në pjesën e dytë, kur pas një super asisti të Mexhit Nezirit në minutën e 77-të, Arbër Shala shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Stevkovskit, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës vendase, që tentoi të rikthehet me sulmuesin liberian, Kamara në minutën e 83-të, mirëpo vetëm aq, pasi “verdhekuqtë” nuk kishin forca për të arritur edhe golin e dytë, me të cilin do i iknin disfatës së parë nën drejtimin e Muharem Bajramit.

Falë fitores së sotme në Gjorçe Petrov, Shkëndija arrinë në kuotën e 27 pikëve, duke u renditur si e treta në tabelën e klasifikimit, ndërkohë Makedonija GJ.P me 20 pikë vazhdon të mbajë pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply