Shkëndija me një mungesë të madhe ndaj Makedonija Gj.P!

Shkëndija sot në Shkup do të përballet me Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, i cili me skuadrën nga Gjorçe Petrovi nuk dinë për disfatë, prej kur se morri timonin e kësaj skuadre, njofton “infOSport.mk”.

Nën drejtimin e strategut shqiptarë, Makedonija GJ.P, ka regjistruar një barazim dhe tre fitore të njëpasnjëshme në kampionat, ndërsa gjithashtu me Bajramin në krye “verdhekuqtë” kaluan në çerekfinale të Kupës, duke eliminuar Akademia Pandevin falë ruletit të penaltive.

Vërtetë statistika shumë pozitive të Bajramit me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që mund ti shkaktojë probleme edhe Shkëndijës, që drejt Shkupit do të udhëtojë pa shërbimet e kapitenit, Egzon Bejtullai. Ky i fundit nuk do të mund të ndihmojë bashkëlojtarët për shkak se në ndeshjen e kaluar kundër Bregallnicës në Tetovë u ndëshkua me kartonë të verdhë, që ishte i 5-ti këtë edicion.

Pjesa tjetër e skuadrës “kuqezi” të gatshëm presin duelin ndaj kampionëve në fuqi, që ende janë shumë larg kreut të tabelës, që aktualisht mbahet nga FC Shkupi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply