Miklovan Pere: Mendoj se kemi ekip më të mirë se Skopje

Struga Trim Lum në kuadër të javës së 17-të në Ligën e Parë do të jetë mysafir i Skopjes në lagjen e Hekuranës, një fushë kjo shumë e vështirë për skuadrat mysafire, shkruan “infOSport.mk”.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti nga tabori i skuadrës strugane thonë se janë skuadër më e mirë se kundërshtari i tyre, ashtu që një gjë të tillë do e dëshmojnë edhe në terren.

“Skopje është një skuadër për tu vlerësuar. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj se e kemi vlerësuar mirë kundërshtarin. Shpresoj që të marrim rezultatin maksimal nga kjo ndeshje si edhe në çdo ndeshje tjetër që kemi luajtur për rezultat maksimal. Kam besim tek ekipi ynë dhe besoj se nga fusha e vështirë në Shkup do kthehemi me 3 pikët maksimale” – është shprehur për faqen zyrtare të Struga Trim Lum, mbrojtësi Miklovan Pere.

30-vjeçari i ardhur nga Dinamo e Tiranës, thotë se Struga Trim Lum ka futbollistë më kualitativ se Skopje, ndaj dhe këtu duhet të kërkojnë përaprësinë ndaj këtij kundërshtari, që në terren vendas nga gjithsej 8 ndeshje ka shënuar vetëm 5 gola, duke marrë dy fitore.

“Unë mendoj se jemi ekip më i kompletuar në të gjitha aspektet se sa Skopje. Ne jemi ekip që dimë të luajmë futboll më mirë se ekipi kundërshtarë. Ndeshjen e parë e kemi fituar në sekondën e fundit, por kemi menaxhuar dhe kemi dominuar gjatë gjithë lojës ndaj ekipit të Skopjes. Ne kemi lojtar me kualitete më të mira se ekipi kundërshtarë dhe këtu mendoj se janë përparësitë tona” – u shpreh Pere.

Ndeshja midis Skopjes dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin në Autokomandë me fillim në ora 13:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Igor Stojçevski. (infOSport.mk)

Leave a Reply