Briken Calja shpallet Kampion Bote në peshëngritje (VIDEO)

Briken Calja ka arritur sot një rezultat historik teksa është shpallur kampion bote ne peshëngritje deri në  peshën 73 kilogram.

Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe që të dy ishin në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit.

Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram. Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.

Leave a Reply