Liga e Kombeve, Maqedonia e nis dhe e mbyll me Bullgarinë

Në Nion të Zvicrës ditë më parë u hodh shorti për ndeshjet e Ligës së Kombeve për sezonin 2022/2023, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia si pjesë e Ligës C u shortua në grupin e katërt, bashkë edhe me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Përfaqësuesja jonë këto gara do ti hap me ndeshjen si mysafir kundër Bullgarisë me 2 qershor të vitit 2022, ndërsa po ndaj të njëjtit kundërshtarë me datë 26 shtator do ti mbyll në Shkup.

Ndryshe ndeshjen e parë si vendas Maqedonia do ta zhvillojë kundër Gjeorgjisë me 9 qershor, kur në program do të jenë ndeshjet e xhiros së tretë. (infOSport.mk)

Liga e Kombeve, Liga C

Ndeshjet e Maqedonisë, Grupi 4

Data Ekipi Ora Ekipi
02.06.2022 Bullgaria 20:45 Maqedonia
05.06.2022 Gjibraltari 18:00 Maqedonia
09.06.2022 Maqedonia 20:45 Gjeorgjia
12.06.2022 Maqedonia 18:00 Gjibraltari
23.09.2022 Gjeorgjia 18:00 Maqedonia
26.09.2022 Maqedonia 20:45 Bullgaria

Leave a Reply