Ballkani shkarkon trajnerin Bekim Isufi!

Bekim Isufi nuk është më trajner i skuadrës së Ballkanit. Këtë lajm e ka bërë publik pikërisht klubi nga Suhareka me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar opinionin publik për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 45-vjeçar.

Isufi e mori Ballkanin në fillim të këtij kampionati, duke e udhëhur skuadrën vetëm në pjesën e parë të kampionatit. Skuadra nga Suhareka me Isufin në krye stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me vetën dy pikë larg vendit të parë, Gjilanit.

Edhe pse klubi i Superligës së Kosovës, nuk jep asnjë arsye rreth këtij “divorci” me Isufin, si duket e gjitha kjo mund të vijë pikërisht shkaku i humbjes që Ballkani pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit, kur edhe i’a lëshoi kreun skuadrës së Ismet Munishit.

Mbetet të shihet se kush do të zëvendësojë Isufin, teksa në Kosovë tashmë ka dalë në sipërfaqe edhe emri i parë, e ai është Ilir Daja, trajneri aktual i Partizanit të Tiranës.

Leave a Reply