E bujshme, Interi po mendon rikthimin e Lukakut!

Nga Anglia po qarkullon një lajm i madh merkatoje. Atje flitet se Interi është gati të rikthejë Lukakun në “Xhuzepe Meaca” me formulën e huazimit. I transferuar tek Çelzi këtë verë me shumën e 115 milion eurove, duket se nuk është në formën e duhur si në periudhën që luante me Interin.

Kështu, Çelzi është i gatshëm ta lejojë sulmuesin belg të rikthehet te Interi me formulën e huazimit me qëllim që Lukaku të rifitojë mentalitetin dhe gjendjen fizike të dikurshme si në periudhën që “frimosi” emrin e tij në historinë e skuadrës “zikaltër”.

Me pak fjalë, Çelzi dëshiron të “ringjallë” Lukakun dhe ta marrë përsëri në ekip pas mbarimit të huazimit.

Leave a Reply