Gostivari nuk ndalet, transferon sulmuesin e Bregallnicës

Gostivari vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Pollogu, është Andrej Kudijan, i cili vjen nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit. Mungesa e minutazhit të mjaftueshëm te skuadra nga Shtipi, detyruan sulmuesin 24-vjeçar që të kërkoj sfida të reja në karrierën e tij, që është ngushtë e ndërlidhur me futbollin vendor.

Kudijan kishte nisur gjithçka te Rabotniçki, për të kaluar më pas te EuroMilku, teksa gjithashtu para se të bëhej pjesë e Bregallnicës i njëjti kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Borecit, Skopjes dhe Plaçkovicës.

Ndryshe Kudijan është përforcimi i 6-të për Gostivarin, pas Muarem Muarem, Enis Dervishit, Husein Demirit, Rinor Ajdinit dhe Ajradin Cuculit.

Ndërkohë rikujtojmë se nga ekipi i Gostivarit, gjithashtu janë larguar edhe 10 futbollistë, si Hixhret Rushiti, Besir Baftjar , Kadri Palloshi , Çlirim Selimi, Talha Idrizi, Urim Bajrami, Agon Elmazi, Symer Hasan  Sunaj Hasan si dhe portierin Dragan Misovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply