Ish trajneri i Shkëndijës zgjidhet më i miri për vitin 2021 në Shqipëri

Ish trajneri i Shkëndijës, Thomas Brdariç është zgjedhur si trajneri më i mirë për vitin 2021 në futbollin shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Tekniku kroato-gjerman në garën për trajnerin më të mirë, mundi Edi Martinin e Teutës, edhe përkundër faktit se ky  i fundit me skuadrën durrsake ishte shpallur kampion dhe njëkohësisht kishte fituar SuperKupën e Shqipërisë.

Brdariç vitin që po lëmë pas me Vllazninë e Shkodrës kishte fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa mbi të gjitha i njëjti solli një frymë të re te skuadra shkodrane, duke ringjallur sërish futbollin në këtë qytet, që ndryshe njihet edhe si djepi i futbollit në Shqipëri.

Pikërisht kjo ka ndikuar edhe në votat e fituara nga ana e tij në garën për trajnerin më të mirë të vitit, pasi përveç trofeut të Kupës, ai pas disa viteve bëri që Shkodra të mbush stadumin Loro Boriçi dhe të jetojë për futbollin, ashtu siç jetonte shumë vite më parë.

Për 46-vjeçarin Brdariç është kjo eksperienca e parë në futbollin shqiptarë, teksa i njëjti gjatë vitit 2017-të kishte udhëhequr Shkëndijën në 14 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 4 barazime dhe 3 disfata.

Kujtojmë Vllaznia me Brdariç në krye edicionin e kaluar 2020/2021, e mbylli në pozitën e dytë, edhe atë vetëm për shkak gol-averazhit më të dobët kundrejt Teutës, me të cilën skuadër kishin dalur bashkë me nga 66 pikë.

Sa i përket sezonit aktual, Vllaznia e Thomas Brdariç pas 15 xhirove të para ndodhet në pozitën e katërt me 25 pikë, 3 më pak se skuadra e dytë në renditje Kukësi dhe 8 më pak se kryesuesit e Tiranës. (infOSport.mk)

Leave a Reply