ZYRTARE, Armend Alimi është i Rabotniçkit

Armend Alimi pas gati 7 viteve të kaluara te Shkëndija, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te një ndër skuadrat më me renome në futbollin vendor, Rabotniçki, njofton “infOSport.mk”.

Alimi kishte kontratë me Shkëndijën deri në fund të sezonit aktual, mirëpo të njëjtën e prishi para kohe me marrëveshjetë dyanshme.

Emri i tij lidhej ngushtë edhe me një transferim te FC Shkupi dhe Ksanti në futbollin grek, mirëpo si duket “romantikët” i kanë ofruar kushtet më të mira mesfushorit kumanovar, i cili te Rabotniçki do të zëvendësojë Luka Stankovskin, që me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Gaziantep.

Falë eksperiencës së tij të madhe, Alimi pritet që të ndihmojë Rabotniçkin në stinorin pranveror dhe të shndërrohet në një lider të ekipit, ku kryesisht ka shumë futbollistë të rinj. (infOSport.mk)

Leave a Reply