Vitali Klitçko i bashkohet ushtrisë ukrainase: “Tashmë jemi në luftë”

Kryetari i bashkësisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit, Vitali Klitçko, iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Klitçko iu bashkua stërvitjeve të mbrojtjes territoriale të Kievit dhe me atë rast ka thënë se vendi i tij tashmë është në luftë.

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe këto aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë në një vend që ka qenë në luftë për tetë vjet”, – ka thënë Klitçko për “Telegraph”.

Pyetja se si dhe pse Klitçko vendosi të bashkohej me ushtrinë ukrainase ishte e pashmangshme.

“Unë mendoj se këto janë tipare të karakterit të përbashkët nga të gjithë atletët. Vetë disciplina, përpikmëria, këmbëngulja dhe një ndjenjë e fortë përqendrimi janë parimet kryesore që ju ndihmojnë të keni sukses, pavarësisht se çfarë pune bëni”, shpjegoi boksieri legjendar.

Në fund ai shtoi se ndihma e miqve është e një rëndësie të madhe për Ukrainën dhe falë lidhjeve të tij, ai vend ka bërë shumë partneritete.

“Lidhjet e mia janë një ndihmë e madhe dhe më japin një avantazh të madh, sepse Ukraina nuk mund t’i kapërcejë sfidat e vështira me të cilat përballet pa miq dhe partnerë të besueshëm”, – përfundoi kryebashkiaku i Kievit.

Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara, pavarësisht se SHBA-ja ka paralajmëruar rusët se në rast të një lufte të mundshme për pushtimin e territorit ukrainas mund të përballen me sanksione të mëdha.

Leave a Reply