Dy super yjet e Barcelonës rezultojnë pozitiv me “Covid 19”

Afrimi i Ferran Torres te Barcelona nuk po shkon ashtu siç shpresonte vetë sulmuesi i kombëtares spanjolle. Ai javë më parë u transferua nga radhët e Mançester Sitit, por fillimi nuk po rezulton i mbarë për këtë super sulmues.

Fillimisht, ishin problemet financiare të “katalunasve” që nuk munden ta regjistrojnë për ndeshjet e kampionatit pa shitur lojtarë për të ulur tavanin e rrogave.

Por ky është telashi më i vogël për të. Joan Laporta e prezantoi Torres para mediave duke folur me superlativa për të dhe pritej që ai ti bashkohej skuadrës në grumbullim në pritje të lejekalimit nga La Liga.

Por më parë i njëjti iu është nënshtruar testit anti-COVID dhe ka rezultuar pozitiv. Kësisoj Torres është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës, njëjtë sikurse dhe mesfushori Pedri, i cili gjithashtu kishte rezultuar pozitiv.

Kështu shtohen edhe më shumë telashet e trajnerit Çavi Hernandez, i cili në fundjavë kundër Granadas në udhëtim do të duhet të mbështetet sërish tek futbollistët e rinj të skuadrës.

Leave a Reply