Sauthemptoni i Armando Brojës bëhet me pronar serb!

Sauthemptoni edhe zyrtarisht ka ndryshuar pronar. Në vend të konsorciumit të mëparshëm kinez, në krye të klubit anglez erdhi “Sport Republic”, që udhëhiqet nga biznesmeni serb, Dragan Solak.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi i Sauthemptonit përmes rrjeteve sociale.

“Klubi i Futbollit Southampton sot mund të konfirmojë se Sport Republic ka përfunduar blerjen e një aksioni kontrollues në Southampton Football Club”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit anglez.

“Sport Republic” është një firmë investimi në industrinë e sportit. Ata kanë blerë aksionet e klubit dhe do të punojnë në partneritet me Katharina Liebherr e cila ruan aksionet e saj.

Kujtojmë se pjesë e Sauthemptonit është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili po tregon paraqitje fantastike këtë edicion në Premierligë.

Leave a Reply