Shkupjani Berat Sadik shënon sërish, merr kryesimin në listën e golashënuesve në Qipro (VIDEO)

Berat Sadik ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, Doxa ndaj Achnas në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit qipriot, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë rezultoi të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa e njëjta në fund dhuroi vetëm një gol të futbollistit shqiptarë, i cili golin e fitores për Doxa e realizoi në minutën e 21-të.

Ishte ky goli i 9-të sezonal për shkupjanin, i cili në këtë mënyrë merr kryesimin në listën e golashënuesve para shkupjanit tjetër, Ivan Triçkovski të AEK Larnaka, i cili ka 8 gola të shënuar.

Ndryshe fitorja ndaj Achnas ishte e katërta sezonale për Doxa, skuadër kjo që pas 15 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit qipriot renditet në pozitën e 8-të me 17 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply