ZYRTARE, Rubin Hebaj rikthehet te Teuta

Rubin Hebaj është rikthyer në Superligën shqiptare pas eksperiencës që pati në futbollin tonë vendor me skuadrën e Shkëndijës. 23-vjeçari luajti për një vit me fanellën “kuqezi”, duke regjistruar 29 ndeshje, 4 gola dhe 5 asistime, shkruan “infOSport.mk”.

Ndërkohë i njëjti tashmë do të tentojë të shënojë me Teutën në Superligën shqiptare, nga e cila skuadër ishte transferuar te Shkëndija.


Rubin Hebaj i Shkëndijës rikthehet te Teuta!


Ai me Teutën ishte shpallur edhe kampion edicionin e kaluar, ndërsa i njëjti pritet të ndihmojë skuadrën durrsake për të arritur sa më lartë në renditje, kjo pasi pjesën e parë të sezonit 2021/2022 e mbylli në pozitën e 6-të me vetëm 18 pikë, shumë larg kreut të tabelës.

Hebaj është përforcimi i parë për Teutën në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa një gjë të tillë skuadra durrsake kishte bërë të ditur përmes faqes zyrtare në “facebook”.

Kujtojmë Hebaj në Superligën shqiptare, përveç me Teutën, ka luajtur edhe me Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur me NK Domzhale në Slloveni dhe me Vorskla Poltava në Ukrainë. (infOSport.mk)

Leave a Reply