Benzema vetëm një gol larg historisë

Ndeshja e sontme e Real Madridit ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu” mund të rezultojë të jetë e veçantë për sulmuesin e “mbretërve”, Karim Benzema.

34-vjeçari aktualisht numëron 299 gola me fanellën e Realit, derisa dëshira e tij është që sonte të shënojë edhe golin e 300-të.

Duke pasur parasysh statistikat personale të francezit ndaj kundërshtarit të sotëm, një gjë e tillë nuk është e paarritshme. Benzema në 25 ndeshje kundër Valencias ka shënuar plotë 18 gola, ashtu që i njëjti ka çdo mundësi për të shënuar golin numër 300 dhe për të çimentuar vendin e tij mes legjendave të Real Madridit.

Leave a Reply