Humb jetën në aksident trafiku ish shoku i skuadrës së Erdon Dacit te Konjaspor, Ahmet Çalık!

Futbollisti i Konjasporit, Ahmet Çalık ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 (me kohën lokale) në lagjen Hacılar të rrethit Gölbaşı.

Automjeti i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik, i cili u transferua në Konjaspor nga Galatasaraji, doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një stof.

Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se 27-vjeçari Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka ndërruar jetë. Për aksidentin në fjalë autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet.

Ahmet Çalik, i rritur në akademinë e Gençlerbirliğit, u transferua te Galatasaraji në janar të vitit 2017-të  për shumën e 2.5 milionë eurove, derisa nga tetori i vitit 2020 ai ishte transferuar te Konjaspor, ku ishte shok skuadre për një vit të plotë gati me shkupjanin Erdon Daci si dhe tre futbollistët tjetër shqiptarë, Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi.

Leave a Reply