Pas Spanjës, Shqipëria gjen edhe kundërshtarin e rradhës për muajin mars

Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Kombëtares së Shqipërisë për në muajin mars. “Kuqezinjtë” e Edi Rejës do të përballen me Gjeorgjinë më 29 mars, në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes këtyre dy vendeve.

Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia deri më tani janë përballuar 13 herë, me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët.

Nga gjithë këto ndeshje, vetëm 9 prej tyre kanë qenë të vlefshme për eliminatore të një Europiani apo Botërori dhe 4 të tjera kanë qenë miqësore.

Leave a Reply