Ronaldo i zhgënjyer te Junajtedi, Barcelona he PSZh-ja gati për ta rrëmbyer!

Vetëm disa ditë më parë në Angli flitej për zhgënjimin e Kristiano Ronaldos, një lloj pendimi për vendimin që të kthehej te Mançester Junajtedi. Një ditë më parë, këto zëra gjejnë konfirmim në Spanjë, e për të cilat shkruan edhe e përditshmja katalunase, “Sport.es”.

Kristiano është i mërzitur nga “Djajtë e kuq” dhe ka dërguar menaxherin e tij Jose Mendes për t’i gjetur një skuadër të re në rast se anglezët nuk do të ndryshojnë marsh në fushë, në merkato dhe në vendimet në nivel drejtues.

Sipas asaj që shkruan “Sport.es”, Barcelona e PSZh-ja, janë duke e përcjell situatën e Ronaldos dhe shumë lehtë mund tí bëjnë edhe ofertë, kjo pasi ato shohin shumë më shumë përfitime në aspektin financiar që sesa në atë që mund të ofrojë Ronaldo në këtë kohë në fushë.

Leave a Reply