Shkëndija u nis për në Antalia

Shkëndija është skuadra e parë nga vendi që është nisur për në Antalia të Turqisë, aty ku shumë skuadra nga Liga e Parë do të kryejnë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofon “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve që udhëtuan drejt tokës turke, vërehej edhe Lupço Doriev, emri i të cilit po lidhet ngushtë me një transferim në Hungari, më saktë te skuadra e Meszokovesd Zsory, si dhe përforcimet e reja, Ferhan Hasani, Mihail Manevski, Andre Mensalao dhe Klisman Cake.

Gjatë periudhës që kuqezinjtë ishin në pushime, klubi kishte ndërprerë bashkëpunimin me futbollistët, si Armend Alimi, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka.

Kujtojmë Shkëndija grumbullimin e parë në vitin 2022 e kishte bërë me 4 janar. Tre ditët e para futbollistët iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, që më pas të stërviteshin në Tetovë deri ditën e djeshme.

Tashmë bateritë “kuqezinjtë” do ti mbushin në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra tetovare ka paraparë të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese. (infOSport.mk)

Leave a Reply