Arbitri që mbylli ndeshjen para kohe në Kupën e Afrikës, ishte pezulluar për korrupsion në vitin 2018

Arbitri, Janny Sikazwe ka shkaktuar një skandal në Kupën e Kombeve të Afrikës në futboll.

Arbitri nga Zambia sinjalizoi për përfundimin e ndeshjes ndërmjet Tunizisë dhe Malit që në minutën e 89-të, pra një minutë më herët nga koha e rregullt prej 90-të minutave, edhe pse u bënë 8 zëvendësime, kishte karton të kuq, ndërhyrje të VAR.

Megjithatë, ky arbitër duket se është i njohur për skandale të tilla.

Sipas mediave të huaja, thuhet se Sikazëe ishte pezulluar përkohësisht nga CAF për dyshime për korrupsion pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve Afrikan në vitin 2018.

Paneli disiplinor i CAF-it zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ndaluar atë.

Pas vendimit për mbylljen e takimit të sotëm, lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Tunizisë “shpërthyen” në protestë ndaj arbitrit për shkak të vendimit, ngase rezultati ishte 0:1 në të mirë të Malit.

Leave a Reply