Rabotniçki përforcon sulmin me serbin Rusheviq!

Rabotniçki ka bërë edhe goditjen e dytë në merkaton e këtij dimri. Pas Armend Alimit, “romantikët” kanë angazhuar edhe sulmuesin serb Anes Rusheviq, njofton “infOSport.mk”.

25-vjeçari me ekipin e Rabotniçkit ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, teksa të mërkurën zhvilloi edhe stërvitjen e tij të parë me ekipin e tij të ri.

Rusheviq, i cili vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Javor Ivanjica te Rabotniçki pritet të ngrit konkurrencën në repartin sulmues.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Rusheviç ka luajtur edhe për Proleter nga Novi Sad, Napredakun e Krushevacit, Bate Borisovin dhe Novi Pazarin.

Leave a Reply