Skënderbeu transferon futbollistin e FC Shkupit, Ramin Alii

Nuk ka vetëm afrime te FC Shkupi, por edhe largime. Duke mos patur mundësinë e minutazhit te skuadra nga Çairi, Ramin Alii vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Skënderbeut.

Mesfushori tetovar siç mëson “infOSport.mk” me skuadrën korçare ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa në transferimin e tij rol të rëndësishëm luajti edhe menaxheri Shaqir Rexhepi.

Kujtojmë 20-vjeçari Alii te FC Shkupi ishte transferuar verën e vitit 2020 nga rradhët e Shkëndijës, mirëpo i njëjti nuk arriti që të gjejë mjaft hapësira te skuadra nga Çairi, për të cilën gjatë stinorit vjeshtorë luajti në vetëm 4 ndeshje, edhe atë duke u inkuadruar në lojë nga bankina. Në total në Ligën e Parë me fanellën e FC Shkupit, Ramin Alii numëron 10 ndeshje. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply