Gligorov e mbyll me Partizanin, por do vazhdojë të luaj në Superligën shqiptare!

Partizani gjatë ditës së djeshme njoftoi edhe zyrtarisht largimin e mbrojtësit maqedonas, Filip Gligorov. Anësori i djathtë u afrua në verë te “Demat e kuq”, teksa luajti 7 ndeshje në kampionat dhe tani është lënë i lirë.

Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, Gligorov do vazhdojë të luaj në Superligën shqiptare, këtë herë me Kukësin.

Te kjo skuadër, shkupjani do të rigjejë ish shokun e skuadrës nga rradhët e Partizanit, Emilijano Mustën, me të cilin gjatë stinorit vjeshtorë mbulonin bashkë krahët e mbrojtjes.

Kujtojmë 28-vjeçari Filip Gligorov në futbollin shqiptarë më herët kishte luajtur edhe me Vllazninë e Shkodrës. (infOSport.mk)

Leave a Reply