Arrihet marrëveshja, Mbappe pajtohet me kushtet e Realit – paga e tij vjetore do të jetë marramendëse

Kylian Mbappe është i destinuar të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid. Ekipi “mbretëror” ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez për t’iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë.

Mbappe është futur në vitin e fundit të kontratës me PSZh-në dhe nuk ka pranuar rinovimin pasi ëndrra e tij e madhe është të luaj me fanellën e Real Madridit.

E përditshmja gjermane, “Sport Bild” ekskluzivisht ka njoftuar se Mbappe dhe Reali janë pajtuar për një kontratë pesë vjeçare.

Francezi do të thyej rekord, pasi do të bëhet lojtari më i paguar në histori të futbollit.

23-vjeçari është pajtuar me Realin për një pagë e cila kap vlerën e 50 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi klubi madrilen gjatë ditëve të ardhshme pritet që të dalë me njoftim zyrtar për transferimin e Mbappes,  i cili te Reali do të ketë një pagë javore prej 1 milion euro.

Leave a Reply