Jo vetëm grekët, edhe serbët provokjnë: “Serbi jugore, asnjëherë Maqedoni” (VIDEO)

Politika edhe njëherë tjetër gjenë  vend në arenat sportive, kur është në pyetje Maqedonia. Pas provokimeve të zakonshme nga grekët, tashmë një provokim shumë i rëndë në adresë të shtetit maqedonas ka ardhur nga tifozët serb të Klubit të Hendbollit të Partizanit, “Grobari”, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit në kuadër të ndeshjes së Ligës SEHA midis Partizanit dhe Pelisterit që u zhvillua sonte në Beograd, pas minutës së 40-të filluan të brohorisnin me të madhe: “Serbi jugore, asnjëherë Maqedoni”.

Ndryshe ndeshja u mbyll me fitoren e Eurofarm Pelister me rezultat 25:23. Ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të grupit “A”, të SEHA ligës, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe PPD Zagreb nga Kroacia dhe Preshov nga Sllovakia.

Ndeshjen e rradhës skuadra përfaqësuese e Maqedonisë Eurofarm Pelister, do ta zhvillojë në Manastir me datë 10 mars kundër skuadrës sllovake të Preshov, ndërsa me 22 mars do të jetë mysafir i PPD Zagreb. (infOSport.mk)

Leave a Reply