Ish sulmuesi i Shkëndijës, Rubin Hebaj kualifikon Teutën në gjysmëfinale

Skuadra e Teutës është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Pas fitores minimale 1:0 në Korçë ndaj Skënderbeut, me gol të Rubin Hebajt, durrsakët kanë bërë të njëjtën gjë edhe dy javë më pas, duke fituar sërish me të njëjtin rezultat dhe po me golin e ish sulmuesit të Shkëndijës, Rubin Hebaj.

Dallimi i vetëm këtë herë ishte se ndeshja u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe se Hebaj realizoi këtë herë nga pika e bardhë që në minutën e 8-të.

Arbitri Ziri tregoi në pikën e bardhë pas një kontakti në zonë, ku Zguro mban nga fanella Qaqin pas zhvillimit të një goditje dënimi.

Pas këtij vendimi protestuan korçarët, por Ziri pret edhe VAR dhe pastaj konfirmon gjithçka, teksa i nxjerr edhe të verdhin kapitenit të Skënderbeut, Zguro.

Nga pika e bardhë është Rubin Hebaj që ekzekuton saktë. Edhe pse kishte minuta të

tëra dhe Skënderbeu bëri të pamundurën të përmbyste ndeshjen, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu, Teuta lë pas humbjen e thellë në kampionat me Partizanin, duke siguruar një vend për në gjysmëfinale të Kupës, përmes së cilës mund të kërkoj sërish Europën. (infOSport.mk)

Leave a Reply