Voska Sport zyrtarizoi edhe transferimin e fundit të merkatos së janarit

Ysni Ismaili është përforcimi i fundit i Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër e paralajmëruan paksa më ndryshe nga të tjerët. Në faqen zyrtare të skuadrës shqiptare nga Ohri në “facebook”, pas prezantimit të Riste Ilijovskit dhe më pas të dyshes Mevmedovski dhe Xhemaili, u paralajmërua një bombë, e cila pritej të shpërrthente fiks në ora 22:22.

Me të arritur kjo kohë, drejtuesit e Voska Sport shpërthyen bombën, duke prezantuar mbrojtësin e krahut të djathtë, 19-vjeçarin Ysni Ismaili.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërsa tashmë Ismaili edhe zyrtarisht në pranverë do të luaj me Voska Sport, për të ndihmuar këtë skuadër drejt objektivit, ngjitjen në Ligën e Parë.

Ismaili me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Pelisterit, ku edhe kishte bërë hapat e pare me futbollin.

Ismaili ishte në bisedime e sipër për të vazhduar karrierën në Zvicër te skuadra e Thun, mirëpo drejtuesit e rinj të Pelisterit u bënë shkaktar që i njëjti nuk realizoi transferin e ëndërrës, teksa në pranverë do ndihmojë skuadrën e Nefi Useinit për të arritur objektivin. (infOSport.mk)

Leave a Reply