Gjimshiti “tërbon” grekët, brenda 3 minutave ju shënon dy gola dhe i mund i vetëm (VIDEO)

Berat Gjimshiti doli të jetë heroi i Atalantas në ndeshjen e parë “play-off” të Liga Europa, duke mundur i vetëm Olimpijakosin grek, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i’a doli të shënojë  dy gola brenda 3 minutave, duke bërë kthesën e madhe përballë grekëve të Olimpijakos, që kishin avansuar me anë të Soares që në minutën e 16-të.

Golin e parë Gjimshiti e realizoi në minutën e 61-të, duke realizuar një super gol me kokë, derisa vetëm dy minuta më pas realizoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores, kur përfitoi nga një tollovi në zonën e grekëve.

Ishte kjo ndeshja e 26-të sezonale për Gjimshitin dhe ndeshja e parë në kuadër të Liga Europa, ku gjeti edhe golat e parë në këtë kompeticion.

Leave a Reply