Cake: Ta shfrytëzojmë atmosferën pozitive dhe të marrim pikët e plota ndaj Ak.Pandev

Shkëndija – Akademia Pandev është derbi i javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.  Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Tetovë, aty ku Shkëndija ka pësuar vetëm një disfatë në 10 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 7 fitore. Ndërkohë fitoren e parë do ta kërkojë përballë Akademia Pandev, ndaj së cilës skuadër “kuqezinjë” kishin pësuar disfatë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Strumicë.

“Kemi një ecuri të mirë në fillimin e stinorit pranveror, duke shënuar dy fitore rradhazi. Por më e rëndësishme është se në të dyja ndeshjet kemi qenë bindës si në lojën e zhvilluar, po ashtu edhe në rezultat. Kjo ka ndikuar që edhe atmosfera në skuadër të jetë mjaft e mirë. Pa dyshim që edhe në ndeshjen e rradhës ditën e diel do të futemi për të shënuar fitoren e tretë rradhazi në stinorin pranveror. Akademija Pandev ka skuadër të mirë që posedon kualitet, por besoj se ne do të jemi në nivel të detyrës dhe nga ndeshja do të dalim me fitore dhe me tre pikë të reja” – është shprehur Klisman Cake për faqen zyrtare të skuadrës tetovare.

Do të jetë kjo përballja e 15-të e Shkëndijës kundër Akademija Pandevit, ndërsa statistikat tregojnë se kampionët në fuqi të vendit kanë 8 fitore, kundrejt 5 fitoreve të Akademia Pandev, derisa 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim. (infOSport.mk)

Leave a Reply