Vijnë me gafat e vitit në LPFMV, dy portierët e rinj “shpërblehen” me ftesë nga Kanatllarovski te Maqedonia U21! (VIDEO)

Përveç ekipit të seniorëve, edhe ekipi U21 i Maqedonisë ka bërë grumbullimin e saj, në prag të ndeshjeve eliminatore për Europianin e vitit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse Milevski që bëri sot publike listën e futbollistëve për ndeshjen me Italinë, një gjë të tillë gjatë ditës së djeshme kishte bërë edhe seleskionuesi i Maqedonisë U21, Dragan Kanatllarovski.

Ky i fundit për dy ndeshjet e marsit kundër Serbisë (24 mars) dhe Ishujve Faroe (29 mars) kishte ftuar gjithsej 23 lojtar, ndërsa në sy bie edhe ftesa për dy portierët David Denkovski dhe Marko Alçevski.

Që të dy nuk e kanë nisur aspak mirë stinorin pranveror me ekipet e tyre, derisa Denkovski humbi vendin e titullarit te Bregallnica, pas dy gafave të pafalshme në ndeshjet me Renovën dhe Pelisterin, ku skuadra e tij regjistroi një disfatë dhe një fitore.

Që të dy këto gabime të pafalshme, Denkovski i kishte bërë në Shtip, aty ku së fundmi një gabim trashanik bëri edhe portieri i dytë te Maqedonisë U21, Marko Alçevski i Borecit, kur thjshtë i dhuroi golin e tretë Bregallnicës në ndeshjen e javës së fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply