Ja sa bileta do ju takojnë tifozëve të Maqedonisë në Porto

Maqedonia të martën do të përballet me Portugalinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Me një fitore eventuale, Maqedonia do të siguronte një vend për në Botërorin “Qatar 2022”, që do të ishte një sukses tjetër i madh i futbollit në vend, që udhëhiqet nga shqiptari, Muhamed Sejdini.

Pas fitores së madhe ndaj Italisë në gjysmëfinale, Maqedoninë e pret një atmosferë tepër e zjarrtë në stadiumin “Dragao” në Porto, duke pasur parasysh se tifozët portugez tashmë kanë blerë gjithë kapacitetin që kanë në disponim, 47500 bileta.

Kjo do të thotë se sipas rregullores së UEFA-s, Maqedonisë si mysafir do ti takojnë 2500 bileta, tek të cilat tifozët nga vendi ynë do të mund të arrijnë përmes kodeve me të cilat disponon Federata e Futbollit në vend. (infOSport.mk)

Leave a Reply