“Katar 2022” ndan 5 biletat e fundit për skuadrat afrikane

Mbrëmja e sotme ka rezervuar përballje interesante edhe ne Kontinentin afrikan, ku do të luhen takime të “zjarrta” nga ku do të mësohen edhe 5 skuadrat e fundit që do të kenë fatin të sigurojnë biletat e fundit për në “Katar 2022”.

Gjithçka do të nisë në orën 19:00, me kryefjalën, Senegal – Egjipt. Dy finalistët e Kupës së Afrikës vendosen përballë njëra – tjetrës për një biletë në Katar, ndërsa në sfidën e parë, Egjipti i Salah triumfoi minimalisht pas një autogoli të Ciss pas katër minutash lojë.

Në shtëpi Mane me shokë do të kërkojë përmbysjen për të prekur fazën finale të Kupës së Botës.

Po në të njëjtin orar do të luhet edhe takimi Nigeri-Gana, me ndeshjen e parë që është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa vendasit janë favoritë.

3 takime e tjera do të luhen në orën 21:30.

Sfidë e luftuar pritet të jetë ajo mes Algjerisë dhe Kamerunit, ku dueli i parë mes tyre ka përfunduar në avantazhin minimal të Algjerisë.

Maroku-D.R.Congo është përbalja tjetër, me sfidën e parë që është mbyllur në barazim 1:1. Ndërkohë takimi i fundit për kontinentin afrikan është ajo mes Tunizisë dhe Malit, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar në avantazhin minimal të Tunizisë.

Leave a Reply