Derisa seniorët luftonin për në Botëror, shpresat e vendit zhgënjejnë duke u mundur nga Ishujt Faroe

Përveç ekipit senior futbollistik të vendit, të martën ndeshjen e tyre e zhvilluan edhe shpresat e vendit, që janë shumë larg përsëritjes së atij suksesi të gjeneratës së artë të Bllagoja Milevskit, që sonte me ekipin A të Maqedonisë nuk i’a dolën të surprizojnë Portugalinë e Kristiano Ronaldos, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra e Milevskit pësoi disfatë 2:0 në tokën “luzitane” dhe në një farë mënyre kjo disfatë nuk na prek edhe aq shumë, pasi përballë kishim një ndër kombëtaret më të mira europiane, që për herë të 8-të, apo 6 herë rradhazi arrinë të siguroj një vend për në  Botëror, mirëpo duhet të na brengos ekipi i shpresave, që u mund midis Shkupit nga një skuadër shumë herë më e dobët se ne, Ishujt Faroe.

Këta të fundit falë golit të Stefan Radosavljeviç shënuan fitore minimale 1:0 në arenën “Todor Proeski”, duke siguruar edhe fitoren e dytë dhe të parën si mysafir në kuadër të grupit “H” eliminatorë, të vlefshëm për eliminatoret e Europianit të vitit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.

Maqedonia U21 e Dragan Kanatllarovskit pas 8 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 5-të me vetëm 6 pikë, apo vetëm një fitore, 3 barazime dhe 4 disfata.

Ndeshjen e rradhës, shpresat e vendit do ta zhvillojnë po në Shkup kundër Armenisë me datë 2 qershor, ndërsa 5 ditë më vonë do të luajmë ndaj Ukrainës, gjithnjë nëse ndërpitet lufta atje dhe nëse UEFA vendos për zhvillimin e këtij takimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply