Voska Sport dhe Besa nuk diskutojnë fitoret, njëjtë sikurse Sileksi dhe Vardari, Gostivari ndalet nga Teteksi

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku skuadrat favorite nuk e diskutuan fitoren në asnjë moment, shkruan “infOSport.mk”.

Voska Sport me rezultatin 4:0 mundi Veleshtën, me po të njëjtin rezultat Vardari në Shkup ishte më i mirë se Kadino, dersa fitorve iu gëzuan edhe Sileksi dhe Besa e Dobdërdollit.

Sileksi falë golit të Gjorgji Tanushev (72’) minimalisht 1:0 mundi Ohrid Lihnidosin, ndrkohë Besa e Dobërdollit falë finalizimeve të Albin Ramadanit dhe Florent Osmanit, që në pjesën e parë mbylli çështjen e fituesit përballë Korabit, duke regjistruar fitore 2:0.

Me këtë rezultat, Teteksi mundi Gostivarin në derbin e Pollogut, duke rritur pikëdallimin me këtë rival.

Pas 21 xhirove në Konferencën e Perëndimit, Sileksi me 53 pikë kryeson renditjen para Voska Sport që ka 48 pikë, ndërkohë me 43 pikë vendin e tretë renditet Vardari. (infOSport.mk)

Leave a Reply