Shabani: Të fitojmë dhe të ngritemi sa më lartë në renditje

Struga Trim Lum sot në kuadër të javës së 31 në terren vendas do të mirëpret Bregallnicën. Në këtë ndeshje ekipi strugan do të kërkojë fitoren e parë të sezonit ndaj skuadrës nga Shtipi, që aktualisht ndodhet një pozitë më lartë në renditje.

Fitorja eventuale në këtë ndeshje, do të ishte e para në përgjithësi për Struga Trim Lum kundrejt skuadrës nga Shtipi, ndërsa gjithashtu do të shihte këtë skuadër sipër Bregallnicës.

“Na pret një ndeshje e vështirë me kundërshtarë të fortë por ne jemi të përgatitur maksimalisht qe të marrim maksimumin e pikëve dhe të jemi sa më lartë në tabelë deri në fund të kampionatit” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, Bunjamin Shabani.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Bregallnicës starton në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe 5 ndeshjet tjera të kësaj jave, e ku e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Strumicë dhe në Çair, aty ku do të takohen mes vete 4 skuadrat e para në renditje.

LPFMV – Java 31

FC Shkupi 17:00h Makedonija GJ.P
Ak.Pandev 17:00h Shkëndija
Struga Trim Lum 17:00h Bregallnica
Tikveshi 17:00h Renova
Skopje 17:00h Pelisteri
Rabotniçki 17:00h Boreci

Leave a Reply