Kanatllarovski për ndeshjet e qershorit fton plotë 8 shqiptarë te Maqedonia U21

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në fillim të qershorit do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Europian që do të mbahet në vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.

Shpresat e vendit fillimisht me 2 qershor do të përballen me Armeninë në arenën “Todor Proeski”, ndërsa tre ditë më vonë në kuadër të xhiros së fundit të grupit “H” do të luajmë ndeshjen kundër Ukrainës në Stamboll të Turqisë.

Filip Tërpçevski nuk do të jetë në kombinim për ndeshjet me Armeninë dhe Ukrainën për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Në listë janë përfshirë shumica e futbollistëve që pritet të jenë bartësit kryesorë të kësaj gjenerate në turin e ardhshëm eliminatorë, e ku bien në sy plotë 8 futbollistë shqiptarë.

Seleksionuesi U21 i Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski për këto ndeshje eliminatore ka ftuar këta futbollist:

Maqedonia U21:      

 

Portierë: David Denkovski (Bregallnica), Marko Alçevski (Borec), Ivan Nikolovski (Bellasica);
Mbrojtës: Blerton SHEJI (FC Shkupi), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Mario Mladenovski (Makedonija GJP), Adrian HAJDARI (Rapid Vjenë, Austri), Andrej Stojçevski (Zhilina), Jovan Manev (Bregallnica), Viktor Kërstevski (Gostivar);
Mesfushorë: Aleks Zllatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Sefer EMINI (Makedonija GJ.P), Emir Saitoski (Domzale, Slloveni), Ivan Nikolov (Vardar), Florent RAMADANI (Shkendija), Arbi VOSHA (Makedonija GJ.P), Luka Stankovski (Gaziantep), Agon ELEZI (VarazHdin), Metodi Maksimov (Rabotniçki);
Sulmues: Marko Gjorgjievski (FC Shkupi), Dashmir ELEZI (Shkëndija), Mario Ilievski (Septemvri, Bullgari), Luan ABAZI (Will, Zvicër);
Seleksionues: Dragan Kanatllarovski

Leave a Reply