Ndryshon vendi i zhvillimit të ndeshjes së balotazhit midis Tikveshit dhe Voska Sport

Edhe pse fillimisht ishte caktuar që ndeshja e balotazhit midis Tikveshit dhe Voska Sport të zhvillohet në  Prilep, e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë vendosi Komisioni i garave pranë FFM-së, kjo ndoshta edhe për shkak largësisë së stadiumit të kryeqendrës sonë nga ana e të dyja skuadrave të jetë në nivelin e duhur.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 22 maj me fillim në ora 17:00. Kujtojmë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për inkuadrim në Ligën e Parë do të takohen Skopje dhe Bellasica. Kjo ndeshje do të zhvillohet në të njëtin termin në stadiumin e qytetit në Prilep. (infOSport.mk)

Leave a Reply