KF Gostivari pas shumë rinovimeve, bënë edhe goditjen e parë në merkato

Skuadra e Gostivarit ka qenë shumë aktive gjatë këtyre ditëve, duke rinovuar me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve, tek të cilët do besojnë edhe në sezonin 2022/2023, njofton “infOSport.mk”.

Me Gostivarin bashkëpunimin vazhduan dy portierët, Amir Jashar dhe Bujar Abazi, mbrojtësit Borjan Panovski, Enis Dervishi, Imran Fetai, mesfushorët Rinor Ajdini, Lazar Peev, Suhejb Rushiti, Muarem Muarem, Ron Sinani si dhe treshja sulmuese, Lorik Lika, Stojançe Velinov, Husein Demiri.

Një zgjidhje kjo e duhur ndoshta nga ana e drejtuesve të klubit të Gostivarit, të cilët në sezonin e ri futen me ambicie edhe më të larta.

Pikërisht kjo ka bërë që ata të sigurojnë edhe përforcimin e parë, duke vendosur që në rradhët e tyre të angazhojnë sulmuesin e talentuar të Korabit, Ujkan Muça. Ky i fundit doli të jetë golashënuesi më i mirë te skuadra dibrane gjatë sezonit të kaluar, duke realizuar 8 gola, ndërsa pikërisht këto shifra, por edhe mosha e tij e re, vetëm 19-vjeç, bënë që drejtuesit e Gostivarit mos të mendijnë dy herë dhe ti ofrojnë atij kontratë një vjeçare.

Kujtojmë Gostivari edicionin 2021/2022 në Ligën e Dytë – Perëndim, e mbylli në pozitën e katërt me 37 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply