Et’hemi dhe Rroca shtyejnë Istanbulspor drejt Superligës turke, gola dhe asist përballë Erzurumspor (VIDEO)

Istanbulspor ka fituar gjysmëfinalen e parë të “play-off” kundër Erzurumspor me rezultatin 4:2, ndërkohë që të dielën luajnë sfidën e kthimit në shtëpinë e tyre.

Nga minuta e parë në fushën e blertë ishin edhe futbollistët shqiptarë, Jetmir Topalli, Valon Et’hemi dhe Eduart Rroca.

Dy të fundit ishin protagonistë absolutë në këtë duel, duke shënuar nga një gol, me tetovarin Et’hemi që asistoi në golin e parë të Yazgan në minutën e 16-të, teksa në minutën e 75-të i njëjti realizoi golin e tij të parë personal dhe të tretin për Istanbulspor, për të cilën skuadër në minutën e 63-të, Eduart Rroca kishte realizuar golin e dytë, kur kishte dyfishuar (0:2) për Isantbulspor.

Golin e katërt për ekipin e Istanbulspor e realizoi Sarikaja në minutën e 86-të, teksa dy golat për ekipin vendas të Eruzrumspor i kishte realizuar Tozlu (80’, 96’).

Me këtë fitore Istanbulspor ndodhet shumë pranë finales së “play-off”, ku do të pret fituesin nga ndeshja Ejupspor – Bandirmaspor.

Ndeshja e parë i takoi skuadrës së Ejupspor, që falë golit të shënuar nga Taskin (49’), shënoi fitore minimale 1:0.

Kujtojmë fituesi i finales së madhe të ndeshjeve të “play-off” do të siguroj një vend për në Superligën e Turqisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply