Alban Bushi shpalli listën e Kombëtares shqiptare U21 për ndeshjet e qershorit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka shpallur ditën e sotme listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për dy sfidat e fundit eliminatore kundër Anglisë dhe Kosovës, të vlefshme për Europianin e vitit 2023.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen në fillimin e muajit qershor, ndërsa bushi për këto ndeshje ka ftuar 22 lojtarë, 8 prej të cilëve vijnë nga Superliga shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionate të ndryshme europiane.

Ekipi kombëtar U-21 i Shqipërisë do të nisë grumbullimin më 31 maj në Durrës dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 5 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.

Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore, ku Shqipëria është shortuar në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura.

Më poshtë edhe lista e 22 futbollistëve të grumbulluar për sfidat ndaj Anglisë (7 qershor, ora 20:45) dhe Kosovës (13 qershor, ora 19:30):

Leave a Reply