Argjentinë, një tifoz ndërron jetë dhe 22 të tjerë plagosen pas përplasjeve me policinë (VIDEO)

Një i vdekur dhe 22 të plagosur, është epilogu pas përleshjeve të tifozëve me policinë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Argjentinës, midis Independiente Rivadavia dhe Velez.

Gjithçka nisi kur grupet e Independiente ‘barras bravas’ (ultras), të cilët mbërritën me vonesë në stadium, u kapën me organet ligjzbatuese dhe pati përplasje, ndërsa shumë prej këtyre tifozëve tentuan të futeshin në stadium edhe pse ishin pa biletë.

Njëri prej tyre, një 26-vjeçar, të dhënat personale të të cilit nuk u bënë publike, vdiq nga një atak në zemër gjatë këtyre përplasjeve, ndërsa çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë rezultoi e kotë.

Leave a Reply