Martohet me muslimane dhe konvertohet në fenë islame, ylli i Arsenalit ndërron edhe emrin

Njerëzit bëjnë shumëçka për dashurinë. Thomas Partey mbylli sezonin e dytë në Premierligë me Arsenalin, ekip me të cilin regjistroi jo më shumë se 26 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Gjithsesi, gjërat jashtë fushës së blertë po shkojnë shumë mirë për mesfushorin shkatërrues. Dashuria dhe martesa me marokenen Sara Bella ka ndikuar që Thomas pranojë fenë islame dhe të ndryshojë emrin në Yakubu.

“Unë kam vajzën që dua. Jam rritur me myslimanë, kështu që nuk ishte problem ndërrimi i fesë. Në fund të ditës është e njëjta gjë për mua”.

“Unë jam tashmë i martuar dhe emri im mysliman është Yakubu”, deklaroi lojtari afrikan i Arsenalit, i cili do të zbresë në fushë me emrin Thomas në fanellë, njësoj si më parë.

Leave a Reply