Bojku dhe Ibraimi sërish bashkë, këtë herë të Struga Trim Lum!

Besmir Bojku dhe Besart Ibraimi mund të bashkohen sërish, mirëpo këtë herë duke luajtur bashkë te skuadra e Struga Trim Lum.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, Besart Ibraimi gjatë ditës së sotme do të ulet në tryezën e bisedimeve me drejtuesit e Struga Trim Lum, të cilët për edicionin e ri dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër kompaktibile, e cila do luaj një rol të rëndësishëm në futbollin tonë vendor.

Drejtuesit e Struga Trim Lum pritet ti ofrojnë një kontratë joshëse bomberit kërçovar, i cili në këtë mënyrë do të rikthehej sërish në futbollin tonë vendor, pas aventurës disa mujore që pati në fubollin grek me skuadrën e Ksantit.

Kujtojmë Ibraimi para se të transferohej te kjo skuadër zhvilloi disa sezone të shkëlqyeshme me fanellën e Shkëndijës, te e cila skuadër morri edhe epitetin e golashënuesit më të mirë, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme, gjithashtu ka luajtur edhe për Vëllazërimin dhe Napredokun, dy skuadrat e vendlindjes së tij, pastaj Renovën, Shallke 04 (Gjermani), Sevastopol, Tavriya, Metalurg Zaporozhje (Ukrainë), EN Paralimniou, Ermis (Qipro) dhe së fundmi Ksanti (Greqi). (infOSport.mk)

Leave a Reply